Gjilan.AL

G-Lan City

Ministria e Shëndetësisë: UA për trajtim mjekësor jashtë vendit në fazën finale, Vitia kërkon transparencë dhe digjitalizim

Udhëzimi i ri Administrativ për trajtim mjekësor jashtë vendit gjendet në fazën finale, kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSh).

Sipas një komunikate për media, është bërë e ditur se ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia ka marr pjesë në tyrezën e organizuar për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Shëndetësore Publike.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia theksoi rëndësinë e transparencës si dhe domosdoshmërinë e digjitalizimit që do të ndihmojë në sqarimin e arsyeve pse kërkohen shërbimet jashtë vendit.

Mes tjerash, Vitia theksoi se në bazë të raporteve, do të identifikohen mangësitë dhe arsyeshmëritë për investime në sektorin publik në të ardhmen.

“Aktualisht grupi punues për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për trajtim jashtë vendit është në fazën finale të punës. Me plotësim-ndryshimin e këtij udhëzimi adminsitrativ, përveç që zgjerohet gama e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, evitohen zbrazëtirat që pumundësojnë ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë dhe sigurojnë një proces të rregullt dhe transparent” potencohet tutje në deklaratë. /Gazeta Shneta/