Gjilan.AL

G-Lan City

Ministri i sportit: Po e presim FFK-në t’i plotësojë të gjitha kriteret për licencim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është në pritje që Federata e Futbollit e Kosovës t’i plotësojë të gjitha kriteret e nevojshme për ta licencuar.

Ministri Hajrulla Çeku ka thënë se FFK e ka ndryshuar statutin, por ka lënë të nënkuptohet se ende nuk e ka dorëzuar në MKRS.

Ai ka folur edhe në lidhje me kërkesën e Komisionit për Licencimin e Federatave Sportive për pezullimin e Agim Ademit nga detyra e kryetarit të FFK-së për shkak që është në proces gjyqësor për vepër penale e që bie ndesh me kodin disiplinor të FIFA-s.

Ai ka theksuar se procesi nuk ka te bëjë me Agim Ademin, por me licencim t federatës.

“FFK është në proces të licencimit. I ka sjellë dokumentet e para për aplikim. Ua kemi kthyer komentet tash duhet t’i sjellin edhe njëherë të plotësuara. I kanë sjellë disa. Statutin e ri që e kanë miratuar para disa ditësh ende nuk e kanë sjellë, ose ndoshta e kanë sjellë këto ditë që duhet të shqyrtohet. Pra është prcedurë standarde që bazohet në një udhëzim administrativ. Shkarkimi i Agim Ademit është interpretim që e ka bërë komisioni, për shkak që ekziston një procedurë gjyqësore ndaj Agim Ademit dhe komisioni ynë e ka bërë një interpretim të një neni të kodit etik të FIFA-s, sipas të cilit nëse dikush është në procedurë gjyqësore me një aktakuzë të ngritur për vepër penale nuk mundet me pas pozita udhëheqëse në institucion, por në fund është e vet federatës me i bë këto ndryshime dhe me i sjellë dokumentet në ministri për licencim dhe kjo nuk dallon nga federatat tjera”, tha Çeku në KTV.