Gjilan.AL

G-Lan City

Ministri Çeku flet pas takimit me Infantinon, tregon lajmet e mira për Kosovën

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku ka shfrytëzuar profilin privat në Facebook për të dhënë sot disa lajme të mira nga Cyrihu i Zvicrës sa i përket futbollit kosovar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka pritur gjatë të enjtes kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademin dhe Ministrin e Sportit, Hajrulla Çekun.

Në lidhje me këtë takim ka folur vet ministri Çeku, i ka thënë se është diskutuar për zhvillimin e infrastrukturës sportive, konkretisht për planin e përbashkët pesë vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend.

Postimi pa ndërhyrje i Hajrulla Çekut

Lajme të mira për futbollin e Kosovës nga FIFA

Në vazhdën e takimeve për sport, në Cyrih të Zvicrës u pritëm nga Gianni Infantino, i pari i FIFA-s. Në takimin e zhvilluar me të, së bashku me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, diskutuam për zhvillimin e infrastrukturës sonë sportive, konkretisht për planin e përbashkët 5-vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend.

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit u theksua nga Presidenti i FIFAS-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje financiare për projektet e tilla madhore që ngritin kapacitetet e sportistëve kosovarë për arritjen e rezultateve kulminante në arenën ndërkombëtare.