Gjilan.AL

G-Lan City

Milani shmang humbjen në pjesën e dytë, barazon ndaj Lecces

Lecce dhe Milan kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të javës së 18-të Serie A.

Vendasit e nisën fuqishëm ndeshjen, duke shënuar që në rastin e parë dhe këtë me ndihmën e kuqezinjëve.

Ishte Theo Hernandez që në minutën e 3-të dërgoi një top në portën e tij për rezultatin 1-0.

Të dy skuadrat kishin nga një rast para se të vinte golin i dytë, ku rrezikuan Federico di Francesco dhe Tommaso Pobega.

Në minutën e 23-të erdhi edhe goli i dytë ku Morten Hjulmand harkoi në zonë për të gjetur Federico Baschirotto që shënoi me kokë për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Milani tentoi të shënojë në pjesëne  parë, por gjuajtjet e Alexis Saelemaekers dhe Olivier Giroud nuk ishin të sakta.

Por kuqezinjtë u kthyen në lojë në minutën e 58-të, me Rafael Leaon që shënoi për 2-1 me një goditje nga brenda zonës.

Trysnia e Milanit vazhdoi dhe kjo pati sukses, pasi që Davide Calabria shënoi pas asistimi të Olivier Giroud në minutën e 71-të.

Goli u rishikua në VAR dhe u vendos që ishte i rregullt.

Deri në fund edhe pse dy skuadrat kishin raste, ndeshja u mbyll në barazim 2-2, ku Milani mbetet i dyti në  renditje me 38 pikë.