Gjilan.AL

G-Lan City

Microsoft thotë se bisedat e gjata me Bing Chat e nxjerrin inteligjencën artificiale nga shinat

Microsoft i është përgjigjur raportimeve të shumta për gafat e Bing përmes një postimi në blog. Pasi motori i kërkimit u pa të fyente përdoruesit, ti gënjente dhe ti manipulonte emocionalisht, Microsoft tha se është duke vepruar mbi përshtypjet e përdoruesve për të përmirësuar tonin dhe saktësinë e përgjigjeve dhe paralajmëron se bisedat e gjata mund të shkaktojnë probleme.

Duke reflektuar mbi 7 ditët e para të testimit publik, ekipi i Microsoft Bing tha se nuk e kishte menduar që njerëzit do ta përdornin ndërfaqen e bisedës për argëtim social ose si mjet për të mësuar më shumë rreth botës.

Ekipi arriti në përfundimin se bisedat e gjata me 15 apo më shumë pyetje mund të ngatërronin modelin e Bing. Këto biseda të gjata mund të bëjnë që Bing të përsërisë të njëjtën gjë ose të nxitet të japë përgjigje të cilat nuk janë të dobishme apo në një linjë me qëllimin për të cilin është krijuar.

Microsoft la të kuptohej se mund të shtonte një mjet për rifreskimin e kontekstit të një bisede pavarësisht se ekziston një buton i cili fshin historikun e mëparshëm të bisedës për të filluar një të ri.

Problemi më i madh është se Bing mund të përgjigjet me tonin jo të duhur apo në stilin që Microsoft kishte pasur për qëllim.

Microsoft po punon për të përmirësuar tonin e Bing dhe ekipi gjithashtu po konsideron një opsion që ju jep më shumë kontroll mbi nivelin e kreativitetit të Bing gjatë përgjigjes së pyetjeve apo saktësisë së kërkuar.

Bing i ri po testohet aktualisht në më shumë se 169 vende të botës ku miliona janë regjistruar në listën e pritjes. Microsoft thotë se 71 përqind e përdoruesve kanë qenë pozitivë e madje disa kanë testuar limitet e tij me biseda 2 orëshe.

Bing po përmirësohet dita ditës me disa probleme teknike që po rregullohen nga Microsoft me përditësime ditore dhe javore. Microsoft synon të përmirësojë kërkimin dhe përgjigjet, veçanërisht të dhënat lidhur me spotet live.

/PCWorld Albanian

The post Microsoft thotë se bisedat e gjata me Bing Chat e nxjerrin inteligjencën artificiale nga shinat appeared first on PCWorld Albanian.