Gjilan.AL

G-Lan City

Microsoft sjell gjeneruesin AI DALL-E të imazheve në shfletuesin Edge

Muajin e kaluar Microsoft lançoi Bing Image Creator fuqizuar nga modeli gjuhësor DALL-E i OpenAI. Ky mjet ju mundësonte përdoruesve të krijonin imazhe AI përmes një kërkeseme tekst nga Bing Chat.

Kur debutoi kompania tha se funksionaliteti do të vinte së shpejti në shfletuesin Edge por nuk kishte dhënë një afat të caktuar. Pas mëse dy javësh tashmë është më në fund i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Edge.

Microsoft ka lançuar një sërë funksionalitetet produktiviteti për shfletuesin Edge përfshirë gjeneruesin e imazheve fuqizuar nga DALL-E. Përmes një postimi në blog kompania tha se funksioni i ri e bën Edge si shfletuesin e parë me gjenerues AI imazhesh të integruar.

Aktualisht ofrohet vetëm për versionin desktop të Edge pa asnjë fjalë se kur do të bëhet i disponueshëm në Android dhe iOS.

Gjeneruesi i imazhit mund të aksesohet nga paneli anësor i Edge dhe ndihmon përdoruesit të krijojnë imazhe unik. Për të përdor funksionalitetin duhet të klikoni ikonën “+” dhe të aktivizoni butonin ngjitur me Image Creator.

Sapo të jetë aktivizuar përdoruesit duhet të navigojnë tek paneli anësor në të djathtë të ekranit dhe të klikojnë ikonën Image Creator. /PCWorld Albanian

The post Microsoft sjell gjeneruesin AI DALL-E të imazheve në shfletuesin Edge appeared first on PCWorld Albanian.