Gjilan.AL

G-Lan City

Microsoft mbron marrëveshjen 69 miliardë dollarëshe Activision

Microsoft ka mbrojtur propozimin e tij për të blerë Activision Blizzard, krijuesin e Call of Duty dhe Candy Crush gjatë një dëgjese me autoritetet Evropiane të konkurrencës.

Microsoft thotë se beson që marrëveshja 68.7 miliardë dollarëshe do të sjellë më shumë zgjidhje për gamerat. Por rivalët e Sony, të cilët morën pjesën në dëgjesë, thanë se shkrirja do ti jepte Microsoft më shumë kontroll mbi disa prej titujve më popullorë të lojërave.

Sony ka në pronësi PlayStation, një markë rivale e Microsoft Xbox. Presidenti i Microsoft Brad Smith e përshkroi dëgjesën e BE-së ditën e Marte si një ditë të rëndësishme.

Ai refuzoi shqetësimet e ngritura nga Sony se lojërat Activision Blizzard, specifikisht Call of Duty, mund të kufizohen për përdoruesit e tjerë përtej Xbox nëse shkrirja ndodh.

“Nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë që të shpenzojmë 69 miliardë dollarë për të blerë tituj si Call of Duty dhe ti bëjmë ato më pak të disponueshme,” tha ai.

“Nuk është një mënyrë e duhur të shndërrosh një aset 69 miliardë dollarësh në diçka që bëhet më me vlerë me kalimin e kohës.”

Nvidia dhe Google mësohet të kenë qenë pjesë e dëgjesës. /PCWorld Albanian

The post Microsoft mbron marrëveshjen 69 miliardë dollarëshe Activision appeared first on PCWorld Albanian.