Gjilan.AL

G-Lan City

Microsoft integron Bing AI në taskbar të Windows 11

Tre javë pasi prezantoi Bing-un e ri me inteligjencë artificiale, Microsoft është gati ta integrojë në Windows 11 me një përditësimi i cili po vjen nga dita e sotme.

Nëse Microsoft ju ka dhënë akses në Bing AI, do të mund të aksesoni të gjitha funksionalitetet e tij në kutinë e kërkimit në Windows 11 taskbar.

Thjeshtë imagjinoni një version më të efektshëm se ai që pamë në Bing AI në Edge. Përveçse të kërkoi në ueb, mund ti bëni Bing pyetje të natyrshme dhe ai do tu përgjigjet bisedave.

Nëse nuk keni akses në Bing-un e ri, atëherë duhet të regjistroheni në listën e pritjes së Microsoft.

Duke e integruar në Windows 11, përdoruesit nuk kanë pse të hapin Edge për ta aksesuar. Javën e kaluar kompania lançoi Bing AI në aplikacionet mobile dhe Skype. Përveç përqendrimit të forcave në zgjerimin e aksesit, Microsoft duhet të përqendrohet në përmirësimin e aftësive të tij.

Lëvizja e fundit mund të ndihmojë Microsoft të sfidojë Google që në fillim të muajit të kaluar gjithashtu nisi testimin e robotit Bard me inteligjencë artificiale.

Gjatë evenimentit të prezantimit të Bing, CEO i Microsoft Satya Nadella u shpreh me fjalët: “Është një ditë e re për kërkimin.”

Opsioni i ri i Bing do të jetë i disponueshëm vetëm për Windows 11-ën lançuar në 2021. Mbështetja për Windows 10-ën mbaron në 2025 dhe njerëzit ende nuk kanë kaluar në versionin e fundit.

Sipas StatCounter, 69 përqind e kompjuterëve Windows janë në Windows 10 dhe vetëm 18 përqind në Windows 11. Jo të gjithë përdoruesit e Windows 11-ës do të shohin butonin e ri të Bing në Windows 11. Microsoft ka dhënë akses në Bing AI për vetëm 1 milionë njerëz, një numër i vogël krahasuar me 100 milionë që përdorën ChatGPT në Janar.

/PCWorld Albanian

The post Microsoft integron Bing AI në taskbar të Windows 11 appeared first on PCWorld Albanian.