Gjilan.AL

G-Lan City

Microsoft Edge përdor kartat grafike AMD dhe Nvidia për të përmirësuar cilësinë e videove

Përdoruesit e kartave grafike Nvidia kanë tashmë luksin e përmirësimit të cilësisë së videove në Chrome ose Edge, por nëse keni një kartë grafike AMD?

Microsoft mendon se mund të ndihmojë përdoruesit në këtë drejtim. Ka filluar të testojë një funksionalitet të ri quajtur Video Super Resolution në kanalin Canary të Edge e cila rrit rezolucionin e videove duke përmirësuar cilësinë për videot 720p me kartat grafike AMD dhe Nvidia.

Duhet të keni të paktën një kartë grafike RTX 20 ose Radeon RX 5700. Është një funksionalitet i cili bën diferencën kryesisht në video të vjetra të YouTube ose për ata që kanë një lidhje valore me limit dhe nuk duan të konsumojnë pakon e internetit.

Është vetëm për përdoruesit e Windows dhe funksionon vetëm nëse kompjuteri është i lidhur me një burim energjie. Kjo do të thotë se laptopët në bateri nuk e përdorin këtë funksionalitet.

Gjithashtu duhet të detyroni Edge të përdorë kartën grafike të dedikuar nëse laptopi ka një sistem hibrid me grafika të integruara.

Teknologjia mbështetet në algoritme grafike. Është në fazë testimi dhe mund të mbërrijë tek më shumë përdorues në javët në vijim. /PCWorld Albanian

The post Microsoft Edge përdor kartat grafike AMD dhe Nvidia për të përmirësuar cilësinë e videove appeared first on PCWorld Albanian.