Gjilan.AL

G-Lan City

Microsoft do të lançoj një dyqan aplikacionesh në Android dhe iOS

Microsoft po përgatitet të lançojë Xbox Store në Android dhe iOS vitin e ardhshëm sipas Phil Spencer.

Shefi i divizionit gaming të kompanisë ndau këtë informacion me Financial Times gjatë një interviste të publikuar ditën e Hënë por theksoi se plani varet nga rregullatorët nëse do të aprovojnë blerjen 68.7 miliardë dollarëshe të Activision Blizzard.

“Duam të jemi në një pozicion që mund të ofrojmë Xbox dhe përmbajtje nga ne dhe palët e treta në çdo ekran që dikush dëshiron,” tha Spencer. “Sot, nuk mund ta bëjmë në platformat mobile por dëshirojmë të ndërtojmë diçka drejt një bote që mendojmë se po vjen në ato pajisje kur të jenë të hapura.”

Fillimisht Microsoft zbuloi se ishte duke punuar në një Xbox Store për pajisjet mobile në dokumentet rregullatorë që kompania dërgoi pranë Autoriteteve Britanike të cilat kundërshtuan marrëveshjen me Activision Blizzard.

Spencer e kishte fjalën për Aktin e Tregjeve Dixhitale miratuar nga Bashkimi Evropian vitin e kaluar dhe kërkon prej platformave madhore në Evropë të hapin pajisjet e tyre ndaj dyqaneve konkurruese të aplikacioneve.

Bloomberg raportoi se Apple ishte gati të hapte iOS ndërsa legjislacioni ka vënë një afat përfundimtar muajin Mars 2024. /PCWorld Albanian

The post Microsoft do të lançoj një dyqan aplikacionesh në Android dhe iOS appeared first on PCWorld Albanian.