Gjilan.AL

G-Lan City

Microsoft dhe Intel po përgatiten për ardhjen e Windows 12

Intel dhe Microsoft po përgatiten për një Windows që ende nuk është prezantuar dhe mund të jetë Windows 12. Informatori i harduerit @leaf_hobby, i njohur për zbulimin e specifikave të plota të çipeve Intel Xeon përpara debutimit të tyre, ka publikuar detajet e platformës Intel Meteor Lake.

Së brendshmi Intel përmend gjeneratën e ardhshme të procesorëve të cilët do të mbështetin Windows 12. Edhe pse cicërima është fshirë, VideoCardz thekson se Meteor Lake pritet të përfshijë 20 linja PCIe Gen5 për Windows 12.

As Microsoft as Intel nuk kanë komentuar informacionin. Ndërsa Microsoft vetë nuk ka njoftuar asgjë zyrtarisht për Windows 12, shenjat se kompania po mendon për të ardhmen e versioneve të ardhshme Windows me inteligjencë artificiale janë shfaqur.

Shefi i tregut konsumator Yusuf Mehdi pranë Microsoft tha se ndërsa kompania vijon me zhvillimin e versioneve të ardhshme, gradualisht do të mendojë për integrimin e inteligjencës artificiale në segmente të ndryshme të sistemit operativ.

Komentet e tij vinë pasi shefi i Windows Panos Panay tha se inteligjenca artificiale do të ndryshojë çdo gjë që bëjmë aktualisht me një kompjuter Windows. Nëse Microsoft synon të investojë në inteligjencë artificiale, do të duhet të punojë nga afër me partnerët e harduerit si Intel dhe AMD për të optimizuar çipet të afta të kryejnë detyra AI. Kjo mbase shpjegon edhe përmendjen e Windows 12 nga Intel. /PCWorld Albanian

The post Microsoft dhe Intel po përgatiten për ardhjen e Windows 12 appeared first on PCWorld Albanian.