Gjilan.AL

G-Lan City

Meta është duke zhvilluar “AI personas” për Instagram, Facebook dhe WhatsApp

Meta po i bashkohet Google, Microsoft dhe emrave të tjerë të mëdhenj që investojnë në inteligjencë artificiale të stilit ChatGPT. Mark Zuckerberg zbuloi se kompania planifikon të zhvillojë “AI personas” në një periudhë afatgjatë.

Konkretisht përdoruesit mund të shohin funksionalitete të avancuara bisedash në Messenger dhe WhatsApp, ose filtra unikë Instagrami apo reklama.

Përmbajtjet video ose “multi-modale” mund të përfitojnë gjithashtu tha Zuckerberg. Në të ardhmen e afërt, do të shikoni një theks të shtuar mbi mjetet për krijim dhe shprehi.

Gjiganti i medias sociale gjithashtu do të shkrijë të gjitha ekipet e ndryshme AI në një grup të vetëm për të ndihmuar në përqendrimin e përpjekjeve në këtë fushë.

Ekzekutivi nuk dha detaje por tha se duhet punë për të bërë që të ngrihet themelet e projekteve më të avancuara që do të vinë në të ardhmen.

Nuk është një hapësirë e re për kompaninë. Në 2016-ën në aplikacionin Messenger lançoi robotët e komunikimit. Lëvizja e fundit përfaqëson një zgjerim dhe fokusim në inteligjentë artificiale që gjeneron përmbajtje.

Gjigantët e internetit si Google kanë filluar të ndjejnë presionin e ChatGPT të OpenAI që teorikisht mund ti cënojë bizneset e saj kyçe. Meta gjendet në pozita të ngjashme. /PCWorld Albanian

The post Meta është duke zhvilluar “AI personas” për Instagram, Facebook dhe WhatsApp appeared first on PCWorld Albanian.