Gjilan.AL

G-Lan City

Messi ka tre oferta të rëndësishme në tavolinë

Sipas raportimeve, Lionel Messi priret të largohet nga Paris Saint-Germain në një transferim të lirë këtë verë.

Fituesi i Kupës së Botës mbërriti në kryeqytetin francez në gusht të vitit 2021, pasi e kaloi të gjithë karrierën e tij te Barcelona.

Raportimet e fundit kishin treguar se një rinovim i mundshëm i kontratës ishte një mundësi më e mundshme.

Por, Foot Mercato raporton se, megjithëse zgjatja e qëndrimit të tij në Paris mbetet një opsion, nuk duket se është prioritet i shtatë herë fituesit të Topit të Artë.

Skuadra nga MLS që është nën pronësi të David Beckham, Inter Miami është duke insistuar në transferimin e tij dhe ka pasur zëra të vazhdueshëm për një rikthim te Barça.

[related-to url=”https://telegrafi.com/lionel-messi-dhuron-miliona-euro-per-turqine-dhe-sirine/”]

Një lëvizje fitimprurëse në Arabinë Saudite është raportuar po ashtu në kohët e fundit – megjithatë duket se nuk është në plan për momentin.

Ylli 35 vjeçar i ka sytë te Kupa e Amerikës në vitin 2024 dhe është i vendosur të luajë në një nivel të lartë për të mbajtur formën e tij të lartë.