Gjilan.AL

G-Lan City

Mërgim Berisha vazhdon ta pres Gjermaninë, trajneri i tij me fjalë të mëdha: Ka pak sulmues si ai në Bundesliga

Mërgim Berisha po vazhdon me formën e mirë te Augsburgu, ku edhe të premten shënoi në fitoren ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 1-0.

Me këtë fitore, e dytë në shtëpi këtë vit, Augsburgu mund të marrë frymë më lirshëm, pasi tani ka 21 pikë nga 19 ndeshje.

“Ne rezistuam, kishim qëndrimin tonë në fushë. Kjo na bëri të veçantë më vonë. Po bëjmë gjëra të mira dhe kemi pasur zhvillim të mirë në këtë periudhë”, ka thënë sulmuesi shqiptar.

Fenerbahçe’den kiralık giden Mergim Berisha’nın, Augsburg performansı:

13 maç
6 gol
4 asist pic.twitter.com/GQ4Ybj8arF

— Fotomaç (@fotomac) February 3, 2023

Sipas “Kicker”, Berisha po e pret thirrjen nga përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick, i cili nuk e mori me vete në Katar.

“Gjëja e vetme që unë mund të bëj është të jap 100% nga vetja në fushë dhe ta marrë maksimumin nga aty. Ai vendos më pas. Natyrisht se do të isha i lumtur”, ka thënë Berisha.

Fjalë të mira për sulmuesin e Augsburgut, pati edhe trajneri i tij, Enrico Maassen.

“Nuk mendoj se ka ndonjë sulmues 9-sh më të mirë se ai në Gjermani. Mund ta shihni kualitetin që e ka në përfundimin e aksioneve. Me të majtën, me të djathtën, me kokë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm në zonë, që kontribuon edhe në fazën defensive. Ka pasur zhvillim të madh”, ka thënë Maassen.

Mergim Berisha di Augsburg musim ini:

13 laga (1.053 menit)
6 gol
4 assist

Apakah sudah layak untuk mendapat panggilan ke Timnas Senior Jerman? Selain bisa bermain untuk Jerman, Berisha juga bisa membela timnas Albania dan Kosovo.pic.twitter.com/ICCrVJsBJg

— Spieltag Indonesia (@SpieltagIndo) February 4, 2023