Gjilan.AL

G-Lan City

MediaTek rivalizon Apple dhe Qualcomm me teknologjinë e saj satelitore

MediaTek pritet të demonstrojë një teknologji të re e cila mund të vendosë komunikimin satelitor tek smartfonët në Kongresin Mobil Botëror që mbahet në datat 27 Shkurt – 2 Mars.

Motorola do të jetë kompania e parë që debuton dy smartfonë satelitorë, defy 2 dhe CAT S75, si dhe një aksesor Bluetooth që vinë me çipin e MediaTek.

Është përgjigja e kompanisë ndaj teknologjive satelitore të Qualcomm dhe Apple dhe mund të integrohet në çdo telefon 4G ose 5G. Përdor rrjetin 4GPP Non-Terrestrial në vend të teknologjive vetjake zhvilluar nga Qualcomm dhe Apple që do të thotë se mund të përdoret në çdo rrjet që është në përputhje me këtë standard.

MediaTek bashkëpunoi me një kompani quajtur Bullitt për të përdorur shërbimin Satellite Connect dhe mundësuar komunikim satelitor në pajisjet e Motorola.

Një tjetër diferencë e çipeve të MediaTek është se ato lidhen me satelitët Geosynchronous Equatorial Orbit në vend të Satelitëve të Orbitës së Ulët të Tokës. Prodhuesi i çipeve thotë se teknologjia mundëson jo vetëm mesazhe urgjente ndihme me tekst si Apple, por komunikim me dy-kahe.

Do të thotë se merr mesazhe përmes një lidhjeje satelitore, jo vetëm i dërgon ato. iPhone 14, që debutoi teknologjinë satelitore të Apple, nuk mund të pranojë por vetëm të dërgojë. /PCWorld Albanian

The post MediaTek rivalizon Apple dhe Qualcomm me teknologjinë e saj satelitore appeared first on PCWorld Albanian.