Gjilan.AL

G-Lan City

Me simulimi i një seance gjyqësore nisen aktivitetet për shënimin e 10- vjetorit të themelimit të UKZ-së

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë nisur aktivitetet për të shënuar 10 vjetorin e themelimit.

Në fillim të aktiviteteve, prorektori Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, në emër të Rektorit Bajram Kosumi ka uruar të gjithë për vitin jubilar të UKZ-së. Ai ka thënë se sot, Universiteti Publik “Kadri Zeka”, është shembull i zhvillimit të jashtëzakonshëm për të gjitha institucionet arsimore në nivelin vendor dhe rajonal. Sipas tij, gjatë zhvillimit të një dekade UKZ ka kaluar edhe nëpër sfida, por proceset e avancimit institucional dhe akademik, kanë shënuar suksese të vazhdueshme dhe një fakt i tillë, padyshim na bënë shumë krenar. Prorektori Leka njëherësh  ka njoftuar rreth aktiviteteve që universiteti ka paraparë të i realizoj gjatë gjithë javës.

Kështu sot, studentët e Fakultetit Juridik të UKZ-së, nën udhëheqjen e prodekanes Fatmire Krasniqi si dhe asistentët e Fakultetit Juridik Berat Dërmaku, Kosovare Sopi, Albana Aliu dhe Drenushë Lipovica. kishin zgjedhur të paraqesim një simulim të një seance gjyqësore.

Me këtë rast dekani i Fakultetit Juridik Sadik Haxhiu në fjalën e tij të rastit tha se marrë për bazë ndryshimet e fundit të realizuara edhe në planprogramet studimore të njësisë akademike, ku në fokus mbetet përgatitja e studentëve për tregun e punës, gjithsesi, rëndësi në aspektin studimor vazhdimisht i kushtohet edhe gërshetimit të njohurive teorike me ato praktike, andaj para të pranishmëve kemi sjellur simulimin gjyqësor, aktivitet ky që zakonisht studentët e realizojmë edhe përgjatë zhvillimit të ligjëratave.

Ndërkohë studentët Afërdita Agaj, Vlere Avdiu, Leurina Guda, Diellza Kurti, Qëndresa Ademi, Edonite Behluli dhe Agnesa Vranofci, para të pranishmëve kanë simuluar një rast simulimi gjyqësor, vepër penale lëndim i lehtë trupor sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Studentët nga ky simulim, morën njohuri se si zhvillohet një seancë paraprake për sigurimin e të pandehurit/es në procedurë penale.