Gjilan.AL

G-Lan City

Mbi 222 orë nën rrënoja, shpëtohet 42-vjeçja në Turqi (VIDEO)

Edhe pas 222 orëve nën rrënoja dhe temperatura në minus, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë një grua 42 vjeçare gjatë të mërkurës.

Melike Immanoglu është mrekullia e radhës në Karamana-marash që u shpëtua gati 10 ditë pas tërmetit të 6 shkurtit që rrafshoi me tokë mijëra ndërtesa, raporton Klan Kosova.

Para saj në rrethana të ngjashme mbijetoi edhe një 77 vjeçare në Adijaman pas 212 orësh me beton sipër.

Të dyja u transportuan menjëherë në spital ku po trajtohen mbi 13 mijë të mbijetuar të tjerë të katastrofës më të rëndë të shekullit në vend.

Për të mjekuar njerëzit e shpëtuar u vënë në funksion edhe anijet ushtarake në të cilat po kryhen edhe intervenime kirurgjike.

Ndërkaq, për të mbijetuarit në gjendje më të mirë shëndetësore problem po vazhdon të jetë strehimi në temperaturat e acarta.

Jashtë në të ftohtë kanë mbetur edhe familje në Siri derisa ndihma ndërkombëtare po vonon.

Jinderis është zona që po vuan më së shumti.

Kombet e Bashkuara njoftuan një marrëveshje me Damaskun për të ofruar ndihmën e OKB-së në dy pika të tjera kufitare nga Turqia në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim të Sirisë.

Numri i viktimave po shtohen nga orë në orë derisa totali nga të dyja shtete ka arritur zyrtarisht në 41 mijë. /Klankosova.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

 

The post Mbi 222 orë nën rrënoja, shpëtohet 42-vjeçja në Turqi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]