Gjilan.AL

G-Lan City

Malisheva mposht Phoenixin, zbulon pa dashje përforcimin e ri

Malisheva ka triumfuar me rezultat të pastër 3-0 në ndeshje miqësore ndaj Phoenixit.

Skuadra e udhëhequr nga Sami Sermaxhaj dominoi në këtë takim dhe mori fitore me plotë meritë.

Ilir Mustafa, Arlind Veliu dhe Drilon Hazrollaj kanë shënuar golat për Malishevën.

Ndërkohë pa dashje klubi elitar ka zbuluae transferimin e ri.

Mesfushori Florent Avdyli ka luajtur për Malishevën në këtë duel, shkruan Gazeta Olle.

Duket se marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi. /Gazeta Olle/