Gjilan.AL

G-Lan City

Macron paraqet programin e ri ushtarak të Francës

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron paraqiti vizionin e tij për modernizimin e ushtrisë.

Ai tha se 413 bilionë euro do t’i ndahen ushtrisë për periudhën 2024-2030, nga 295 bilionë euro sa ishte buxheti i mëparshëm.

Macron tha se kjo rritje e buxhetit u bë për të siguruar “lirinë, sigurinë, prosperitetin dhe vendin tonë në botë”, ndërkohë që merr shkas ndikimin e luftës në Ukrainë.

Ai e quajti buxhetin e ri për periudhën 2024-2030 si një program “transformimi” për të përshtatur ushtrinë ndaj mundësisë së konflikteve me intensitet të lartë, i cili u bë edhe më urgjent që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, raporton France24, përcjell Klankosova.tv.

“Franca ka dhe do të ketë ushtri të gatshme për sfidat e shekullit”, tha ai në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar ushtrisë në bazën ajrore Mont-de-Marsan në Francën jugperëndimore.

Macron tha se Franca duhej të ishte gati për një epokë të re, me një akumulim kërcënimesh. Ai vuri në dukje kërcënimet nga lufta hibride, sulmet kibernetike në rritje në infrastrukturën kritike dhe kërcënimet e vazhdueshme nga terrorizmi.

Ai bëri thirrje gjithashtu për një modernizim të arsenalit bërthamor të Francës, duke thënë se strategjia ushtarake e vendit duhet të forcojë rolin e saj si një fuqi e pavarur globale.

Fjalimi i së premtes erdhi ndërsa zyrtarë të mbrojtjes nga SHBA dhe aleatët po takoheshin në Ramstein, Gjermani, për të diskutuar ndihmën e mëtejsme për Ukrainën.

Franca është bashkuar me partnerët e saj perëndimorë në dërgimin e armëve në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus dhe së fundi ka premtuar tanke të lehta shumë të lëvizshme AMX-10 RC për Kievin.

The post Macron paraqet programin e ri ushtarak të Francës appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]