Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri nuk di të ndalet së kritikuari Kryeministrin Albin Kurti.
Postimin e tij të plotë mund ta lexoni më poshtë:
Kurti nuk tregon kur betohen kryetarët e rinj të komunave veriore, kur kthehen zyrtarët bojkotues të institucioneve në veri, kur zbaton draftimin e Asociacionit për vetëmenaxhimin e komunave më shumicë serbe e kur zbaton vendimin me kërkesen e tij për hapjen e urës per veriun e Mitrovicës.
Kurti nuk tregon planin për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre për Mitrovicë dhe komunat në veri, nuk tregon kur ia kthen buxhetin vetanak komunave, nuk tregon kur përfundon autostrada për Gjilan, Mitrovicë e Pejë, si dhe 780 milionë euro të investimeve kapitale kur përfundojnë.
Kurti nuk tregon kur ta merr shpresën se i duhet me vazhdu shitjen e mjegullës politike për paaftësinë e ekipit dhe bedelëve të tij.
Veç Kurti e di se cili prokuror, gjykatës, polic, mjek, anëtar bordi, kryeshef agjencie e drejtues tjerë institucionalë i pelqen atij, kryekuvendarit dhe Presidentes.
Për të tjerët s’ka gajle. Populli thotë: Qeveria në qiell e populli në buqillë! /G-Lan City/Gjilan.AL/