Gjilan.AL

G-Lan City

Londra ndez dritat për herë të parë për muajin e shenjtë të Ramazanit

Për herë të parë, West End i Londrës është ndezur me 30,000 drita për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Rruga Coventry, e cila lidh sheshin Leicester me Piccadilly, është e ndriçuar me mbishkrimin “Gëzuar Ramazanin”.

Dritat u ndezën nga kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, i cili është një nga 1.3 milionë myslimanët në Londër që festojnë Ramazanin, raporton BBC përcjell Gazeta Shneta.

I tërë ky proces u organizua nga Ayshea Desai, e cila u frymëzua nga dashuria e saj për dritat e Krishtlindjeve.

Ajo tha se: “Unë thjesht kisha ambicien ta bëja si dritat e Krishtlindjeve. “Më kujtua se shkova të vizitoja dritat e Krishtlindjeve me motrën time kur isha e vogël dhe gjithashtu pata një mundësi të jetoj në Lindjen e Mesme dhe doja ta sillja atë gëzim dhe magji në Londër, qytetin nga i cili jam.”

“Është një muaj kaq i rëndësishëm për myslimanët.

“Doja ta rris këtë ndërgjegjësim gjithashtu për t’u bërë të ditur fqinjëve tanë se ky është një muaj vërtet i rëndësishëm për ne, është muaji im i preferuar i vitit dhe jam thjesht mirënjohës që jemi këtu sot” u shpreh Desai. /Gazeta Shneta/

The post Londra ndez dritat për herë të parë për muajin e shenjtë të Ramazanit appeared first on Gazeta Shneta.