Gjilan.AL

G-Lan City

Llapi pret Trepçën ’89, formacionet zyrtare

Llapi dhe Trepça ’89 do të përballen në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në kuadër të xhiros së 20-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat vijnë në këtë sfidë pas fitoreve në javën e kaluar, me vendasit që triumfuan 0-1 në udhëtim te Drenica dhe 89-shin që triumfoi 1-0 ndaj Dritës.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë vetëm një pikë dallim dhe kërkojnë vetëm tre pikët në këtë duel.

Tanimë dy trajnerët, Tahir Batatina i Llapit dhe Shpëtim Idrizi i 89-shit kanë publikuar emrat e futbollistëve që do të nisin këtë sfidë nga minuta e parë.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Milic, Bytyqi, Krasniqi, Neto, Shabani, Selimi, Limani, Fazliu, Alidema, Firmino.

Trepça ’89: Kaqiu, Ameworolna, Hana, Haliti, Dushi, Peci, Nimani, Rrahmani, Muja, Gashi, Fatty.

/Gazeta Olle/