Gjilan.AL

G-Lan City

Llapi ju uron ditë të mbarë me golin e Francisco Riveras, ai po konsiderohet një nga më të mirët në botë

Ylli meksikan i Llapit, Francisco Rivera ka shënuar një supergol gjatë ndeshjes së Kupës së Botës ndaj Lirisë, të zhvilluar të shtunën pasdite.

Llapi ka mposhtur Lirinë në udhëtim me rezultat 3-2 në raundin e 1/8-tës, për të kaluar tutje në çerekfinale.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Kushtrim Shabani, Rivera dhe Drilon Fazliu për Llapin, ndërsa Liria shënoi me anë të Liridon Fetahaj dhe Ermir Abazit.

Megjithatë, goli i dytë i llapjanëve i shënuar nga Rivera ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

Meksikani i Llapit ka shënuar një supergol nga gjysma e fushës, duke e zënë në huti portierin e prizrenasve.

Goli i Riveras ka hedhur tashmë kandidaturën për golin më të mirë të sezonit.