Gjilan.AL

G-Lan City

Llapi i gatshëm për finalen e Superkupës së Kosovës

Mëngjesin e sotëm, skuadra e Llapit ka mbyllur përgatitjet e fundit në prag të sfidës së vlefshme për Superkupën e Kosovës, që do të zhvillohet nesër ndaj Ballkanit.

Kjo është njoftuar nga vet skuadra e Llapit, që thonë se janë të gatshëm të japin maksimumin nesër.

“Ekipi është në gjendje gatishmërie para këtij dueli të rëndësishëm.Brenda kampit stërvitor dhe grupit të futbollistëve po mbretëron një atmosferë impozante dhe një bashkëpunim tejet korrekt me shtabin teknik. Futbollistët i kanë zbatuar me përpikëri detyrat e dhëna nga trajnerët e ekipit dhe mbetet vetëm angazhim maksimal dhe “luftë” sportive në fushë për arritjen e qëllimit”, thuhet në njoftimin e klubit llapjan.

Ndeshja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Llapit e Ballkanit do të zhvillohet nesër, e shtunë më 21 janar në kompleksin “Titanic Belek Futbol Center” nga ora 15:00 me kohën lokale në Turqi, kurse 13:00 me kohën në Kosovë.