Gjilan.AL

G-Lan City

Librat e shit-blerjes jo më në excel, do tranferohen automatikisht në e-filing

Administrata Tatimore ju njofton, se duke filluar nga periudha tatimore Mars 2023, librat e shitjes dhe blerjes nuk do të ngarkohen manualisht në format excel nëpërmjet e-Filing, por do të transferohen automatikisht në e-Filing nëpërmjet Fiskalizimit.

“Përpara se te kryeni mbylljen e librave në Portalin Selfcare, duhet të verifikoni të dhënat e transaksioneve dhe të kryeni saktësimet përkatëse.

Librat e shitjes dhe blerjes që nuk te mbyllen nga tatimpaguesit deri në datën 10 të çdo muaji, do të dorëzohen automatikisht nga sistemi në datë 11”.

Dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes në portalin Self-Care kryhet duke ndjekur hapat e mëposhtëm:

-aksesoni llogarinë tuaj në portalin SelfCare, nëpërmjet kredecialeve tuaja të portalit e-Albania

Ne menune “Libri i shitjeve dhe i blerjeve”, zgjidhni nënmenu “Pasqyra Mujore”, dhe me pas klikoni në periudhën qe do te deklaroni (psh: 2023, 03)

Ne seksionin “Artikulli i librit të shitjes” apo “Artikulli i librit të blerjes” mund të verifikoni të gjitha të dhënat për faturat tuaja të shitjes apo te blerjes. Per faturat e blerjes mund te kryeni sistemimet përkatëse për TVSH-në (ne rast se eshte e nevojshme)

-pas verifikimeve dhe saktësimeve të faturave të shitjes dhe blerjes, ne seksionin “Informacion bazë” ku shfaqet përmbledhësja e situatës mujore të TVSH-së, duke klikuar “Mbyll librin” ku keni mundësinë të bëni deklarimin e librave, si në pamjen më poshtë:

-pas mbylljes në SelfCare, librat do të transferohen automatikisht drejt sistemit të deklarimit elektronik E-filing

Nëse per periudhen e deklarimit, nuk keni mundur te kryeni saktesimin e te dhenave te faturave ne libra apo i keni mbyllur ata para dates 10 dhe keni marre edhe fatura te tjera (psh. Fatura te sherbimeve utilitare), ju do te keni mundesine qe korrigjimin e te dhenave te librave t’a kryeni manualisht, nëpërmjet llogarisë tuaj në E-filing.

Sjellim ne vemendjen tuaj se, korrigjimi i librave duhet te kryhet vetem ne ato raste kur ju mund te vertetoni mosperputhjen e te dhenave te librave ne Selfcare me ato qe ju do te deklaroni.

Deklarata e TVSH-së do të vijojë të kryhet manualisht, sipas të dhënave të deklaruar në librat e shitjes dhe blerjes.

Per te korrigjuar librat nëpërmjet sistemit elektronik të deklarimit E-filing, ju duhet te ndiqni hapat e mëposhtëm:

-aksesoni llogarinë tuaj te deklarimit elektronik E-filing, ne tatime.gov.al

-për të ndryshuar librin e shitjes, ne menune “Librat e Shitjeve dhe Blerjeve”, zgjidhni nenmenune “Librat e shitjeve”

-klikoni ne seksionin seksioni “Libra të dorëzuara”, përzgjidhni periudhën për të cilën do të ndryshohet libri duke klikuar tek shenja “→”, dhe pas selektimit të periudhës duhet të klikoni tek butoni “Ndrysho Librin”, si në pamjen më poshtë:

/Monitor

The post Librat e shit-blerjes jo më në excel, do tranferohen automatikisht në e-filing appeared first on PCWorld Albanian.