Gjilan.AL

G-Lan City

Lëvizja Besa nuk shkon në takimin e ftuar nga Edi Rama në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ftuar sot në Tiranë, liderët politikë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Por, nga Lëvizja Besa e kanë refuzuar ftesën e Ramës, me arsyetimin se ata nuk “do të ulen në një tavolinë me ata që dështuan të drejtojnë qeverinë në vend”.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Lëvizja Besa, ku tutje theksojnë arsyet pse e kanë refuzuar këtë ftesë.

“Vija mes të qenit i dobishëm në një situatë të ngushtë, për dikënd, dhe të qenit i përdorur është shumë e hollë, andaj, kujdes! Artan Grubi por edhe Ali Ahmeti, sa herë që mbeten në udhëkryq nga mos dija se si të menaxhojnë situatën e krijuar në Qeveri, ata kërkojnë ndihmën e Edi Ramës, ose më shkurt thënë, e përdorin kryeministrin shqiptarë për ti ndihmuar ata për të dalë nga situata. Edhe kësaj here, Artan Grubi dhe Ali Ahmeti, duke mos ditur se si të gjinden në këtë situatë të krijuar politike në Mqedoninë e Veriut, ata iniciuan gjoja se një takim me kryeministrin shqiptar, duke e përdorur edhe një herë atë dhe autoritetin e tij, për t’i nxjerrë nga balta ku janë zhytur tash e dy dekada”.

“Është pikërisht kjo, arsyeja që Lëvizja BESA dhe Kryetari Bilall Kasami, nuk do të ulet në një tavolinë me ata që dështuan të drejtojnë qeverinë në vend. Tani, në vend që të dalin para popullatës të kërkojnë falje dhe të shpallin zgjedhjet e parakohshme, ata kërkojnë sërish ndihmën e Edi Ramës. Ne ishim gjashtë vite më parë tek Edi Rama në takim, ku edhe u zotuam për realizimin e disa pikave me interes për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por kjo marrëveshje, mbeti në shqipëri dhe këndej kufirit asnjëherë nuk e pa dritën. Sepse, kështu vendosi Artan Grubi dhe Ali Ahmeti. Kemi kërkuar disa herë takim të përbashkët të liderëve politik, por nuk u realizua. Kërkuam edhe sqarim për mos realizimin e këtyre pikave për të cilat u zotuam, edhe kjo nuk u sqarua, tani bëhet pyetja, përse është e nevojshme të ulemi sërish bashkë me këta njerëz, kur me përfundimin e takimit e dimë se përfundon gjithçka. Këtë sqarim e pamë të nevojshëm ta bëjmë si Lëvizje BESA, sepse numrat e atyre që i besojnë Lëvizjes tonë gjithnjë e më shumë rriten, andaj, dhe pamë të nevojshëm këtë sqarim për ta por edhe për opinionin më të gjerë. Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami, sa herë që frekuentojnë Tiranën zyrtare, hasin në një mikpritje të ngrohtë andaj dhe këtë mikpritje do e kemi sërish, shumë shpejtë në një takim me zotin Rama, por si parti serioze, si parti e cila bën koordinim dhe jo si parti e cila në emër të koordinimit apo ndihmës që kërkon, shfrytëzon për interesa personale edhe Tiranën zyrtare por edhe kryeministrin shqiptarë”, thuhet tutje në njoftim.

Rama mbledh në Tiranë krerët e partive shqiptare të Maqedonisë së Veriut

 

The post Lëvizja Besa nuk shkon në takimin e ftuar nga Edi Rama në Tiranë appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]