Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë në moshë shumë të re i riu Tris (Ilir) Shaqiri.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë familjarët e tij.
Siç merr vesh 06 Press i riu ishte për shërim në Turqi ku edhe ka ndërruar jetë.
Ky është njoftimi i familjarëve:
Njoftim mortor
Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë dashamirët e familjes sone se sot me datën 06.03.2023, më i dashuri ynë Trisi, ka ndërruar jetë.
Varrimi bëhet me datën 07.03.2023 me namazin e drekës, në varrezat e qytetit të Gjilanit.
Qofshë i Xhehnetit o biri jonë , do të kujtojmë me buzëqeshje gjithmonë, sepse i buzëqeshur ke qenë gjithmonë.