Gjilan.AL

G-Lan City

Labinot Osmani i jep fund karrierës fantastike – trofe, magji e shumë gola dhe asistime

Një emër i madh i futbollit kosovar i jep fund një karriere fantastike si futbollist.

Labinot Osmani i ka vendosur këpucët në gozhdë dhe nuk do të luaj më futboll aktiv.

Sulmuesi vushtrrias ka bartur fanellën e disa skuadrave kosovare, teksa ka marrë vendim t’i jap fund karrierës së tij të shkëlqyer.

Osmani përveç skuadrës së vendlindjes Vushtrrisë ka veshur edhe fanellat e Hysit, Trepçës ’89, Llapit, Prishtinës, Dukagjinit të Klinës dhe Feronikelit.

Njoftimi i plotë nga Labinot Osmani (pa ndërhyrje):

Të dashur familjar, miq e futbolldashës…
Me anë të këtij postimi dua t’ju njoftoj se pas një rrugëtimi të gjatë si futbollist ka ardh koha që këtij rrugëtimi ti jap fund.
Edhe pse shumë e vështirë ta merrja këtë vendim, mendoj se ka ardh momenti t’i them lamtumirë futbollit aktiv…
Me këtë rast dua t’i falënderoj të gjitha klubet, kryesitë, trenerat, bashklojtarët, tifozëritë dhe të gjitha qytetet e klubeve në të cilat kam luajtur për përkrahjen, vlersimin e mikpritjen e ngrohtë që kanë treguar ndaj meje gjatë rrugëtimit tim si futbollist profesional…
Faleminderit :
KF TREPQA 89
KF HYSI( Kampion i Kosoves, Fitues i Kupes së Kosovës, Fitues i Superkupes së Kosovës ).
KF PRISHTINA ( Fitues i Kupes së Kosovës, Fitues i Superkupes së Kosovës ).
KF FERONIKELI
KF LLAPI
KF DUKAGJINI
Gjithashtu një falënderim i veçantë për klubin e qytetit tim KF VUSHTRRIA, klub në të cilin fillova karrieren time si futbollist…
Ka qenë knaqësi që të kontriboj sado pak në sukseset e klubit te qytetit tim…
KF VUSHTRRIA ( Kampion i Kosovës, Fitues i SuperKupes së Kosovës, Kampion i Ligës së Parë )
E nuk kam se si të mos i falënderoj tifozët e flaktë “FORCA” për përkrahjen, vlersimin dhe motivin që më kanë ofruar gjatë karrieres time…
Nder dhe privilegj që emocionet i kemi ndarë së bashku dhe shpresoj qe me golat e mi t’i kem gezuar…
Me respekt, Labinot OSMANI.