Gjilan.AL

G-Lan City

Ky është i moshuari që vdiq nga goditja e veturës në Gjilan

Në një aksident me fatalitet që ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Gjilan, ku një person i moshuar ka humbur jetë pasi u godit nga një veturë. Shoferi i dyshuar tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, ndërsa të afërmit viktimës ka njoftuar për vdekjen e tij.

I ndjeri Emerllah Borovci, 79-vjeçar u godit nga i dyshuari për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo nuk kishte arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.

Ky lajm ka pikëlluar familjen dhe të afërmit, të cilët kanë bërë me dije se viktima do të varroset sot, në Gjilan.

“Njoftim mortor!

– Ju njoftojme qe pas nje aksidenti tragjik ka humbur jeten bashkefshatari yne, Emerllah Hysen Borovci (Baci Tah), ne moshen 79 vjecare.

Vorrimi i te ndjerit behet me Iqindi ne varrezat e qytetit te Gjilanit.

Familja Bajraliu i shprehin ngushellime familjes se te ndjerit Bacit Tah dhe te gjithe bashkefshatareve e miqve nga Terstena, Kamenica dhe Gjilani” /Sinjali/