Gjilan.AL

G-Lan City

Kryetari i Gjilanit, deputeti Aliu dhe drejtori i Kadastrës ndalohen në hyrje të Serbisë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, deputeti Luan Aliu dhe drejtori i Kadastrës në Gjilan, Bekim Salihu janë ndaluar sot te pika kufitare Dheu i Bardhë nga policët serbë raporton 06 Press.

Ata ishin duke kaluar kufirin për në Preshevë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, Zyra për Media e LVV-së.

Nuk dihet arsyeja e ndalimit të tyre.

Burime të 06 Press nga Kabineti i kryetarit Hyseni kanë bërë të ditur se kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni është liruar dhe gjendet në fshatin Tërnoc të Bujanocit, ku po merrë pjesë në një ceremoni varrimi.