Gjilan.AL

G-Lan City

Kryetari Hyseni pret në takim Eurodeputetin Lukas Mendl

Kreu i Komunës së Gjilanit ka njoftuar përmes rrejteve sociale se ka pritur në takim eurodeputetin austriak Lukas Mandl dhe anëtarët e Parlamentit Federal të Austrisë, znj. Bettina Rausch dhe z. Andreas Minnich, bashkë me delegacionin e tyre.

Në takim janë diskutuar mundësitë e shkëmbimit dhe bashkëpunimit reciprok mes Gjilanit dhe shtetit Austriak, në disa projekte të cilat janë të përbashkëta, ka thënë Hyseni.

“Para tyre prezantova disa nga projektet e mëdha të cilat janë duke u realizuar në komunën e Gjilanit, me ç’rast diskutuam rreth mundësive të përbashkëta për bashkëpunim. Mirënjohës ndaj miqve tanë austriakë, veçanërisht ndaj Eurodeputetit Mandl, i cili së fundmi është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka” për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë”, ka shkruar Hyseni.

Nj o f t i m i

Kënaqësi takimi me mikun e Republikës së Kosovës, eurodeputetin austriak Lukas Mandl dhe anëtarët e Parlamentit Federal të Austrisë, znj. Bettina Rausch dhe z. Andreas Minnich, bashkë me delegacionin e tyre.
Para tyre prezantova disa nga projektet e mëdha të cilat janë duke u realizuar në komunën e Gjilanit, me ç’rast diskutuam rreth mundësive të përbashkëta për bashkëpunim.
Mirënjohës ndaj miqve tanë austriakë, veçanërisht ndaj Eurodeputetit Mandl, i cili së fundmi është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka” për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. /TV Gjilani/