Gjilan.AL

G-Lan City

Koreja e Veriut është përgjegjës për 44 përqind të vjedhjeve në kriptomonedha gjatë 2022

Hakerët shtetërorë të Koresë së Veriut vodhën 1.7 miliardë dollarë në kriptomonedha në 2022 thotë firma e analizës blockchain Chainalysis.

Rekordi i mëparshëm i vendit ishte 2021 me 429 milionë dollarë. Vlen të theksohet se shifra përfaqëson 44 përqind të vjedhjeve prej 3.8 miliardë dollarë në kriptomonedha vitin e kaluar dhe është viti më i madh i hakimeve.

Ekspertët thonë se vendi, i cili përballet me sanksione të rënda, po përdor vjedhjen e kriptomonedhave për të financuar arsenalin e saj nuklear.

Për kontekst eksportet e përgjithshme të Koresë së Veriut në 2020-ën ishin 142 milionë dollarë. Zakonisht këto hakerë pastrojnë paratë përmes përzierëseve të kriptomonedhave të cilët i kombinojnë asete nga përdorues të ndryshëm për të fshehur origjinën e parave.

Ekspertë të tjerë paralajmërojnë se Koreja e Veriut pastron paratë e vjedhura në kripto përmes brokerëve në Kinë dhe NFT-ve.

Muajin e kaluar FBI-ja konfirmoi se grupi Korean Lazarus kishte vjedhur 100 milionë dollarë nga rrjeti blockchain Horizon.

Në tërësi 82 përqind e vjedhjeve janë bërë ndaj protokolleve të financës së decentralizuara, DeFi. /PCWorld Albanian

The post Koreja e Veriut është përgjegjës për 44 përqind të vjedhjeve në kriptomonedha gjatë 2022 appeared first on PCWorld Albanian.