Gjilan.AL

G-Lan City

Komuna i bënë qytetarëve ftesë për takime publike

Komuna e Gjilanit ka filluar pilot projektin për të testuar buxhetimin me pjesëmarrje qytetare, në tre lokacione të ndryshme, (Zhegër, Bresalc dhe Miresh), dhe me dy grupe të komunitetit, (gratë dhe të rinjtë).

Qëllimi është që qytetarëve t’u ofrohet mundësia për t’u përfshirë në mënyrë aktive në procesin e vendimmarrjes dhe të kenë një rol të drejtëpërdrejtë në mënyrën se si shpenzohen fondet komunale. Në këtë projekt pilot, banorët e lokacioneve të përzgjedhura do të kenë mundësinë të votojnë se cilat projekte dëshirojnë të zbatohen në zonën e tyre.

Buxhetimi me pjesëmarrje inkurajon qytetarët që të luajnë rol të rëndësishëm dhe të vendosin se si të shpenzohen paratë publike për projekte dhe shërbime në lagjet/fshatrat e tyre !

Bashkë mund të bëjmë më shumë!

Ejani në takimet tona;

Në Zhegër më datë 15 maj, ora 19:00, Shkolla Fillore “Agim Ramadani”

Në Bresalc më datë 16 maj, ora 19:00, Shkolla Fillore “Ibrahim Uruqi”

Në Miresh më datë 17 maj, ora 19:00, Shkolla Fillore “Nazim Hikmet”

Në Gjilan më datë 18 maj, ora 16:00, me Gratë e Gjilanit, salla e Kuvendit Komunal

Në Gjilan më datë 19 maj, ora 16:00, me të Rinjët e Gjilanit, salla e Kuvendit Komunal

Zëri Juaj, Buxheti Juaj. Le të ndërtojmë komunitetin tonë së bashku.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa

Riad Rashiti /TV Gjilani/