Gjilan.AL

G-Lan City

Komuna e Gjilanit, tregon se kur do të mbahet dëgjimi publik për Zonën Ekonomike

Komuna e Gjilanit, përmes një njoftimi ka treguar se dëgjimi publik i cili ishte i paraparë të mbahet në orën 14:00, është shtyer për dy orë më vonë do të mbahet nga ora 16:00, me datën 10 maj në Sallën e Kuvendit.

Njoftim

Dëgjimi publik për Zonën Ekonomike, i paraparë të mbahet për datën 10 maj 2023, në ora 14:00, shtyhet për në ora 16:00.

Pra, dëgjimi publik mbahet më 10 maj 2023, me fillim në ora 16:00, në sallën e Kuvendit Komunal.

Jeni të mirëseardhur! /Radio Star/