Gjilan.AL

G-Lan City

Komisioni Evropian ju ndalon punonjësve përdorimin e TikTok

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i Bashkimit Evropian, ka dëbuar përdorimin e TikTok nga pajisjet e saj. Gjithashtu kërkoi prej stafit të heqë aplikacionin nga telefonët personalë dhe tabletët të cilët janë pjesë e shërbimit mobil të Komisionit, me pak fjalë çdo pajisje e përdorur për punë.

“Masa synon që të mbrojë Komisionin nga kërcënimet e sigurisë kibernetike, sulme kibernetike ndaj ambientit korporativ të Komisionit,” tha EC.

“Zhvillimet e sigurisë të platformave të tjera të medias sociale do të mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm.”

Komisioni ka afro 32 mijë punonjës të përhershëm dhe kontraktuar. Kërkoi prej tyre që të fshijnë TikTok sa më parë të jetë e mundur dhe nga data 15 Mars të jetë mbyllur si proces. Nëse punonjësit nuk zbatojnë masën e re, do të humbasin akses në aplikacionet përfshirë shërbimin e-mail të EC dhe Skype for Business.

TikTok tha se bllokimi është bërë si rezultat i një keqkuptimi. Afro 125 milionë Evropianë përdorin TikTok çdo muaj.

Kompania mëmë e TikTok, ByteDance është me seli në Kinë. Shumë vende i tremben mbikëqyrjes nga qeveria Kineze. /PCWorld Albanian

The post Komisioni Evropian ju ndalon punonjësve përdorimin e TikTok appeared first on PCWorld Albanian.