Gjilan.AL

G-Lan City

Kokainën nuk ka kush që e ndal (VIDEO)

Qese kokaine me peshë 0.2 gramëshe, janë bërë te zakonshme në kryeqytetin evropian.

Nëpër shumë rrugë belge janë pikat ku kjo sasi e vogël e pluhurit të bardhë shitet me çmimin e 20 eurove, transmeton klankosova.tv.

Pavarësisht përpjekjeve për të kapur shpërndarësit dhe rrjetin kriminal, këta të fundit po përdorin metoda të reja për të rritur tregun e blerësve.

”Epo, ata përpiqen të arrijnë një kategori të re përdoruesish, që janë njerëzit që jetojnë në rrugë. Ata bëjnë doza të vogla tani, të cilat i shesin me 15 deri në 20 euro dhe që i bën njerëzit që jetojnë në rrugë ta kenë më të lehtë t’i blejnë këto doza”, deklaroi, Kris Verborgh, inspektor i Policisë së Brukselit.

Lufta për të ruajtur fitimet multi-miliardësh po kërcënon drejtuesit e Belgjikës, pasi Europoli konfiskoi një shifër rekorde prej 160 tonë sasie të drogës.

Provat treguan se ministri i Drejtësisë, Vincent Van Quickenborne, po kërkohet nga bandat kriminale prandaj iu desh mbrojte e posaçme institucionale.

Edhe në Holandë, shtëpia e portit global të Roterdamit, vrasja dhe frikësimi janë bërë gjithnjë e më të zakonshme pasi bosët e drogës bëjnë përpjekje ekstreme për të mbrojtur pjesën e tyre të tregut.

“Epo, unë mendoj se duhet të duket pothuajse si një luftë, sepse ne jemi në përleshje dhe duam të mposhtim kriminelët dhe të përpiqemi të bëjmë sa më shumë kapje droge”. tha Aukje De Vries, sekretare holandeze për financat.

Një kilogram kokainë që blihet në vlerë prej 500 euro në Amerikën Latine, konkretisht Kolumbi, Peru dhe Bolivi shitet për 70 mijë euro në qytetet kryesore të Evropës.

 

The post Kokainën nuk ka kush që e ndal (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]