Gjilan.AL

G-Lan City

Kllokoqi nga Gazientep: Situatë e rëndë, të mbijetuarit me shpresë të nxjerrin trupat e gjallë të familjarëve

Kameramani nga Prishtina, Sylejman Kllokoqi në lidhje direkte nga Gazientepi, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit katastrofik, për “Info Magazine” raportoi për situatën aktuale atje.

Kllokoqi tregon se i gjithë qyteti është i boshatisur, ndërkohë që 24 orë ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në gjetjen e trupave të ngujuar në rrënojat e ndërtesave.

“Po punohet pa ndërprerje 24 orë, situata është e rëndë, familjarët presin afër ndërtesave dhe presin mos shpëtimtarët po nxjerrin ndonjë trup të gjallë.

Qyteti është i boshatisur, sepse disa nga ndërtesat e larta janë rrëzuar, e disa jo afër tyre dhe njerëzit nga frika janë larguar nga to dhe nuk shihet asnjë dritë”, tregon Kllokoqi.

Ndërsa, në lidhje me kërkesat elementare për të mbijetuarit aty, ai thotë se ka mjaftueshëm dhe i vetmi problem atje mbetet gjetja dhe nxjerrja e trupave.

“Ushqim dhe rrymë ka mjaft , sepse kanë ardhur menjëherë ndihma nga qytetet tjera turke dhe vendet evropiane. Këtu ka mbetur i vetmi problem vetëm nxjerrja e trupave, shpresojmë të gjallë, sepse është vështirë nga ndërtesat 15-katëshe të shembura”, thotë ai.

Kllokoqi, sipas raportimeve aty, thotë se numri i viktimave mund të rritet në mbi 20 mijë, ndërkohë që nga ana e Sirisë po fshehen shifrat e viktimave.

“Deri tash janë të raportuar mbi 17 mijë, por nga ana e Sirisë po raportohet pak për viktimat dhe po i fshehin. Mirëpo, siç shihet nga situata dhe ndërtesat shumëkatëshe të rrëzuara, numri i viktimave mund të shkojë deri në mbi 20 mijë”, thotë Kllokoqi./Klankosova.tv.

 

The post Kllokoqi nga Gazientep: Situatë e rëndë, të mbijetuarit me shpresë të nxjerrin trupat e gjallë të familjarëve appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]