Gjilan.AL

G-Lan City

“Killers of the Flower Moon” do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Kanë

Drama kriminale e Martin Scorsese, “Killers of the Flower Moon”, do të ketë premierën e saj botërore në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë më 20 maj.

Festivali i Kanës është i kënaqur të mirëpresë Martin Scorsese, Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Lily Gladstone, Jesse Plemons, Cara Jade Myers, JaNae Collins, Jillian Dion, Tantoo Cardinal, së bashku me anëtarë shtesë të ekipit të filmbërësve, thanë orgazatorët.

Scorsese dhe Eric Roth shkruan skenarin bazuar në librin e David Grann, i cili zhvillohet në Oklahoma të viteve 1920 dhe përshkruan vrasjet e anëtarëve të kombit Osage të pasur me naftë.

Filmi pritet të dalë në kinema më 6 tetor./klankosova/KultPlus.com

The post “Killers of the Flower Moon” do të shfaqet premierë në Festivalin e Filmit në Kanë appeared first on KultPlus.