Gjilan.AL

G-Lan City

​Kili, të paktën 23 të vdekur nga zjarret intensive

Të paktën 23 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve intensive në pyje, që kanë shpërthyer aktualisht në Kili, njoftuan sot zyrtarët.

“Të paktën 10 persona të tjerë janë zhdukur në komunën e Santa Juana, në rajonin e Bio Bio, rreth 500 kilometra në jug të Santiagos”, tha ministrja e Brendshme, Carolina Toha.

“Gjithsej janë plagosur 1000 persona”, tha Toha.

Një numër i madh banesash janë dëmtuar dhe shkatërruar nga zjarret, dhe 1 429 persona aktualisht janë vendosur në strehimore emergjente.

“Numri i zjarreve është rritur nga rreth 200 të premten në më shumë se 250 të shtunën”, sipas ministres së Brendshme, Toha.

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric ndërpreu pushimet e tij, në rajonin jugor të Patagonisë për të vizituar zonën e prekur nga zjarret.

Aktualisht, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për rajonin e Araucaria, pas dekreteve të ngjashme për Nuble dhe Bio Bio. /DPA/

The post ​Kili, të paktën 23 të vdekur nga zjarret intensive appeared first on Klan Kosova.

[#item_full_content]