Gjilan.AL

G-Lan City

Kevin Durant bëhet me skuadër të re, Phoenix dhe Brooklyn bëjnë shkëmbim të bujshëm

Kevin Durant është bërë me skuadër të re pas thuajse katër viteve qëndrim te Brooklyn Nets.

Një nga basketbollistët më të mirë në NBA vendosi të largohet nga Nets, pasi dëshiron të fitoj titullin dhe karrierën do ta vazhdoj te Phoenix Suns.

Në fakt Brooklyn Nets dhe Phoenix Suns kanë bërë një shkëmbim të bujshëm ku janë përfshirë pesë basketbollistë.

Së bashku me Durant edhe Tj Warren do të shkoj te Phoenix Suns, derisa Nets kanë marrë Mikal Bridges, Cam Johnson dhe Jae Crowder.

Përveç tre basketbollistëve, Nets kanë fituar edhe katër zgjedhje të raundit të parë dhe kompensim shtesë.

Kevin Durant is on his way to the Valley of the Sun pic.twitter.com/IegCUWEQuF

— Adrian Wojnarowski (@wojespn) February 9, 2023

Kjo ka qenë padyshim një nga shkëmbimet më të mëdha viteve të fundit, me Durant që bashkohet te Suns së bashku me Devin Booker dhe Chris Paul.

Me afrimin e Durant, Suns janë një nga skuadrat pretendente për titullin e kampionit në NBA.