Gjilan.AL

G-Lan City

Karta grafike RTX 4070 do të përdorin lidhjen 16-pin

Kartat grafike RTX 40 (Ada Lovelace) ishin të parat të cilat adoptuar lidhjet e energjisë me 16 gjilpëra (16-pin – 12VHPWR). Por me kartën e grafike RTX 4070 situata mund të ndryshojë.

Sipas një raporti të fundit RTX 4070 do të përdorë lidhjen 16-pin por jo vetëm. Një debutim i spekuluar në muajin Prill, burime të afërt me informatorin e industrisë Igor Wallossek thonë se RTX 4070 do të vijë në dy kategori.

Versioni Premium “overclocked” me TBP prej 225W do të ketë lidhjen 16-pin. Ndërsa modeli standard me TBP prej 200W do të qëndrojë me lidhjen 8-pin.

Lidhja 16-pin ka shkaktuar jo pak probleme kur debutoi me RTX 4090, një prej kartave grafike më të mira në treg. Për shkak të kërkesës së lartë për energji, lidhja është mëe  pranueshëm tek modelet e segmentit të lartë si RTX 4070 Ti apo RTX 4080.

Wallossek konfirmoi se RTX 4060 Ti dhe RTX 4060 do të përdorin një lidhjen 8-pin të vetëm. Megjithatë lidhjet 16-pin janë këtu për të qëndruar.

AMD nga ana tjetër ka zgjedhur të mos e përdorë për grafikat e fundit Radeon RX 7000 (RNDA3), por çuditërisht janë më të uritura për energji. /PCWorld Albanian

The post Karta grafike RTX 4070 do të përdorin lidhjen 16-pin appeared first on PCWorld Albanian.