Gjilan.AL

G-Lan City

Kaq përqafime në ditë duhet t’i dhuroni fëmijës suaj

Bebet, fëmijët e të rriturit kanë nevojë cdo ditë për përqafime. Por, pak njerëz dijnë në lidhje me benefite që sjellin përqafimet.

Përqafimet lirojnë oksitocinë apo shpesh referohet si hormoni i dashurisë dhe madje ka prova që sugjerojnë se përqafimet mund të ulin presionin e gjakut, të zvogëlojnë ashpërsinë e sëmundjes dhe t’i ndihmojnë njerëzit të përballen më lehtë nga konflikti ndërpersonal shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.

Për tu informuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë, klikoni këtu.

E benefitet e përqafimeve nuk kanë të ndalur.

Studimet kanë gjetur se ngrohtësia prindërore ofron përfitime të rëndësishme për fëmijët dhe është lidhur me suksesin akademik dhe aftësi më të mira vetërregullimi.

Një nga mënyrat më të mira për të shprehur ngrohtësinë si prind është përmes përqafimeve.

“Përqafimet janë një simbol i dashurisë dhe janë një mënyrë e thjeshtë për të treguar emocione pozitive”, thotë Diane Franz.

Kur bëhet fjalë për përqafimet, kufiri nuk ekziston

E vërteta është se nuk ka një sasi të caktuar përqafimesh që i nevojiten një fëmije që të lulëzojë

Jo vetëm që fëmijët më të vegjël zakonisht kërkojnë më shumë përqafime sesa fëmijët më të mëdhenj, por është e qartë se përqafimet dhe prekjet mund të ndikojnë pozitivisht tek fëmijët në këto grupmosha më të ulëta.

Për shembull, praktikimi lëkurë më lëkurë tek foshnjet ka përfitime të shumta, duke përfshirë rregullimin e temperaturës, shtimin në peshë, më pak të qara, më pak probleme me frymëmarrjen dhe përgjigje të forta imune.

Si përfundim, edhe studimi i vitit 2019 i publikuar në Developmental Cognitive Neurosciene ka zbuluar se afërsia sociale në fëmijërinë e hershme sjell efekte të fuqishme pozitive në zhvillimin, të mësuarit dhe rregullimin social. /Gazeta Shneta/

The post Kaq përqafime në ditë duhet t’i dhuroni fëmijës suaj appeared first on Gazeta Shneta.