Gjilan.AL

G-Lan City

Ju kujtohet ky fëmijë? ‘Trashëgimtari’ i Tottit shënon gol të mahnitshëm (Video)

Në ditën e pensionimit të tij, Francesco Totti në mënyrë simbolike e transferoi shiritin e kapitenit te një fëmijë nga Akademia e Romës.

Emri i tij ishte Mattia Almaviva, ka lindur në vitin 2006 dhe sapo e ka festuar ditëlindjen e 17-të.

Ai fëmijë, sot (e hënë) ka shënuar një gol të mrekullueshëm për Giallorossët.

Në rrjetet sociale të Romës janë publikuar dy imazhe: momenti kur Totti ia jep shiritin e kapitenit në maj të vitit 2017 në Stadio Olimpico dhe momenti i golit spektakolar.

Almaviva është pjesë e ekipit të Romës U-17 dhe mban fanellën me numrin 10 dhe është nga ato gola për të cilët legjenda italiane do të ishte krenar.

Remember this kid? pic.twitter.com/OhJNNkvkbA

— AS Roma English (@ASRomaEN) February 6, 2023