Gjilan.AL

G-Lan City

“Java e filmit të Kosovës” sonte shfaq dy filmat e suksesshëm shqiptarë

Në kuadër të aktiviteteve për nderim të 15-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Parku Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë, në bashkëpunim dhe Qendrën Kinematografikë të Kosovës organizon “Javën e filmit të Kosovës”.

Në lokacionin e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, sonte, datë 20 shkurt, do të shfaqen dy filma, fitues të shumë çmimeve në festivale botërore: “Në Mes” i autorit Samir Karahoda dhe “Zana” nga Antoneta Kastrati.

Filmi “Në Mes” do të shfaet në ora 18:00, ndera “Zana” në 18:30. / KultPlus.com

The post “Java e filmit të Kosovës” sonte shfaq dy filmat e suksesshëm shqiptarë appeared first on KultPlus.