Gjilan.AL

G-Lan City

Ja kur do të bëhet varrimi i të ndjeres Blediona Mujit

Të dielen është ndarë nga jeta e reja nga komuna e Gjilanit Blediona Muji.

E reja Blediona Muji nga fshati Bresalc i Gjilanit ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë për të cilen siç mëson 06 Press ishte nisur për shërim në Turqi por që nuk arriti ta mposhte.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i saj do të bëhet të Marten me Drekë në varrezat e lagjes së Xhamisë në Bresalc.

Ky është njoftimi i tyre;

Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerës Blediona (Behar) Muji bëhet nesër,e Martë (21.02.2023) në ora 12:00 me namazin e Drekës në varrezat e lagjjës së Xhamisë në Bresalc.

Me pikëllim –

Familja Muji