Gjilan.AL

G-Lan City

Ja disa lojëra falas në PS4 dhe PS5

Tashmë kanë dale në faqet zyrtare të PlayStation disa nga lojërat falas që mund të përdoren në PS5 dhe PS4. Këto lojëra janë mjaft argëtuese dhe disa prej tyre kanë surprizuar përdoruesit e kësaj platforme.

Një ndër video game-s më të bukura është Battlefield 2042 e cila tashmë është falas në PS5 dhe PS4. Në vitin 2021 përditësimet e kryera nuk ishin shumë efikase dhe u konstatuan shumë probleme jo vetëm me lojën e përmendur, por edhe me lojëra të tjera online.

Minecraft Dungeons është një lojë tjetër e veçantë. Nëpërmjet kësaj loje ne mund të kënaqemi me miqtë tanë sepse mund të luash së bashku me persona të tjerë dhe version i ri po krijon një kuriozitet e interes mjaft të lartë.

Lojëra falas të PlayStation Plus për Mars 2023

Në dispozicion nga 7 mars deri më 3 prill:

Battlefield 2042 (PS5, PS4)
Minecraft Dungeons (PS4)
Vena e kodit (PS4)

Përdoruesit kanë filluar menjëherë interesimin mbi këto lojëra dhe të gjithë po i mirëpresin me kureshtje sepse kjo nismë nuk merret shumë shpesh nga PlayStation. /PCWorld Albanian

The post Ja disa lojëra falas në PS4 dhe PS5 appeared first on PCWorld Albanian.