Gjilan.AL

G-Lan City

Ja cili është ndihmës trajneri i Akis Vavalis te FC Drita

Në njoftimin zyrtar të klubit Drita bëhet e ditur se Nikolaos Karampetakis kompleton stafin e trajnerit të ri, Akis Vavalis.

“Klubi jonë FC Drita, ka kompletuar stafin teknik me ndihmës trajnerin Nikolaos Karampetakis, i cili iu bashkua klubit së bashku me trajnerin, Akis Vavalis”, thuhet në njoftim.

Përndryshe, kryetrajneri i ri i bardhe kaltërve, Akis Vavalis së bashku me ndihmësin e tij, Nikolaos Karampetakis, tani më janë prezantuar para lojtarëve të Dritës dhe kështu, zyrtarë të këtij klubi thonë se në vazhdim të kampionatit Drita do të jetë me staf të kompletuar. /2LONLINE/