Gjilan.AL

G-Lan City

Italian ndalon përdorimin e ChatGPT

Autoritet italiane njoftuan se ChatGPT do të bllokohet duke mos e lejuar më përdorimin e saj në vend. Italia bëhet vendi i pare perëndimor që merr këtë vendim dhe arsyet janë mjaft të forta. Arsyeja kryesore se pse autoritetet morën këtë vendim është frika e shkeljes së privacisë të qytetarëve.

Italia ka si qëllim që të ruajë personat që përdorin inteligjencën artificiale nga keqinformimi dhe kërkon që qytetarëve mos iu rrezikohet vendi i punës për shkak të chatbot-it ChatGPT. Në njoftimin e bërë thuhej se në datën 20 mars ChatGPT kishte marrë disa të dhëna personale të përdoruesve dhe kjo gjë përbën rrezik.

“Bizneset duhet t’i japin përparësi mbrojtjes së të dhënave personale dhe të respektojnë rregulloret e rrepta të mbrojtjes së të dhënave të vendosura nga BE – pajtueshmëria me rregulloret nuk është një shtesë opsionale.”-thuhej në komunikatë.

Një arsye tjetër mjaft e fortë është se programi mund të përdoret nga të miturit dhe përgjigjet që chatboti jep nuk janë të duhura për moshën e fëmijëve. Në këtë formë kërkohet edhe nga rregullatorët e ChatGPT që të vendoset kufizimi i moshës për personat mbi 18 vjeç.

/PCWorld Albanian

The post Italian ndalon përdorimin e ChatGPT appeared first on PCWorld Albanian.