Gjilan.AL

G-Lan City

iPhone do të montohet në Indi

Tashmë është vendosur që iPhone të montohen në Karnataka në Indi duke vendosur në lëvizje gjithë vendin. Fabrika ku do të ndodhë ky proçes është duke u ngritur në një tokë prej 300 hektarësh deklaroi ditën e premte qeveria indiane.

Për tu arritur kjo gjë duhet të kryhet një investim prej 700 milionë dollarësh në Karnataka për të krijuar strukturën e ambientit ku do të zhvillohet proçesi i montimit si dhe për të siguruar fuqinë punëtorë.

Rreth 100,000 persona do të punojnë në fabrikë dhe kjo sjell një përmirësim të kushteve të jetesës në atë zonë dhe rrit të ardhurat e shumë prej banorëve.

Apple vendosi që për shkak të masave kundër COVID-19 vendet e montimit të telefonave të kryheshin larg Kinës kundrejt frikës që kishte kompania ndaj bllokimit të tregëtisë. Gjithashtu frika se mos tensionet mes SHBA dhe Kinës do të rriteshin detyroi
kompaninë të ndryshonte vend-montimin.

India kërkon që rreth 25% e prodhimit të telefonave iPhone duke çuar në një rritje të përgjithshme të prodhimit kombëtar dhe rritje ekonomike të dukshme në këtë vend. /PCWorld Albanian

The post iPhone do të montohet në Indi appeared first on PCWorld Albanian.