Gjilan.AL

G-Lan City

Interi eliminon Parmën me shumë vuajtje

Interit ka fituar vetëm pas vazhdimeve ndaj Parmas me rezultat 2-1 në kuadër të Kupës së Italisë për të kaluar në çerekfinale.

Interi rrezikoi i pari në minutën e 23-të me Roberto Gagliardinin, i cili gjuajti jashtë.

Në minutën e 38-të, Stanko Juric lëshoi një predhë për të shënuar në portën e Andre Onanas për 1-0.

I njëjti kishte edhe një rast të mirë pa u mbyll pjesa e parë, por Onana kësaj radhe bëri pritje të madhe.

Në pjesën e dytë Interit shtoi presionin, por rastet e mira për gol mungonin.

Kur pritej që të kishte një befasi të madhe, Lautaro Martinez arriti të shënojë në minutën e 88-të për 1-1.

Interi ka mundur ta fitojë ndeshjen në kohën e rregullt, por gjuajtja e Edin Dzekos u prit nga Gigi Buffon.

Pjesa e parë e vazhdimeve nuk solli gola, ndërsa në të dytën erdhi goli i shumë pritur.

Në minutën e 110-të, Francesco Acerbi shënoi me kokë për 2-1 për të kaluar ndihmuar Interin të kalonte tutje.

Interi do të pres fituesin e ndeshjes Atalanta – Spezia që zhvillohet më vonë.